AMP bën bilancin e muajit: 5 të arrestuar në flagrancë dhe 22 referime në Prokurori për 45 Policë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka publikuar statistakat e punës së saj gjatë muajit Mars.
Kjo Agjenci njofton se gjatë këtij muaj ka pasur 22 referime në Prokurori për 45 punonjës policie dhe 1 punonjës të Gardës si dhe janë marrë disa vendime nga ana e Komisionit Disiplinor.
Njoftimi i AMP
Publikohen statistikat nga veprimtaria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për muajin mars 2024.
“Në kuadër të transparencës dhe forcimit të besimit të publikut tek AMP-ja paraqesim të dhëna statistikore nga veprimtaria e strukturave tona në kuadër të përmbushjes së detyrimeve për zbatimin e ligjit”, thekson AMP-ja.
Gjatë muajit Mars janë kryer 22 referime në Prokurori për 45 punonjës të Policisë së Shtetit, 1 punonjës të Gardës së Republikës, si edhe 4 shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas AMP-së, janë arrestuar në flagrancë 5 persona ( 1 punonjës policie dhe 4 shtetas). Gjithashtu, janë kryer 6 inspektime të paplanifikuara të strukturave që janë objekt i veprimtarisë së AMP.
#AMP #bën #bilancin #muajit #të #arrestuar #në #flagrancë #dhe #referime #në #Prokurori #për #Policë
Java News