Aktualitet

Zbulohet plani i Berishës: Të fitojmë 14 majin që të shkojmë menjëherë në zgjedhje të përgjithshme

Kryedemokrati Sali Berisha ka një plan konkret për të ardhmen politike të opozitës. Ai tha sot se po punohet për fitoren e 14 majit, me qëllim që menjëjerë më pas të shkojnë të motivuar në zgjedhje të përgjithshme.

Pohimet e Berishës u bënë sot në Mat gjatë një takimi elektoral, raporton noa.al.

“Ju garantoj se pas 14 majit, Edi Rama do t’i ketë javët e numëruara. Fitimtarë do të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Ndaj edhe ky fllad demokracie, kjo erë fitoreje që po fryn në të katërta anët e vendit të na frymëzoje ne për fitoren e madhe më 14 maj, dhe fitoren pas saj përmbysjen e Edi Ramës”.

Lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua edhe kryeministrit Rama duke i kërkuar takim para qytetarëve për t’iu treguar atyre në një debat të hapur se çfarë kanë bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por sipas Berishës, Rama nuk do pranojë të dalë pasi është i mbuluar nga turpi i vjedhjeve që ka bërë.

Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që më 14 maj të votojnë për ndryshimin, dhe paralajmëroi se mungesa e tyre në votime do e çojë Shqipërinë në rrugën drejt së keqes. /noa.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button