Aktualitet

Rama nga Gjirokastra: Kthimi mbrapa është vetëvrasje sepse tanimë më e keqja është mbrapa dhe më e mira është e gjitha përpara

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ndodhet në jug të vendit, ku nga Gjirokastra bëri thirrje që votat të shkojnë drejt partisë së tij.

Ai paralajmëroi se “kthimi mbrapa është vetëvrasje sepse tanimë më e keqja është mbrapa dhe më e mira është e gjitha përpara.

Ai tha se kujt i shkon në mendje që të votojë për opozitën gabon, duke quajtur partitë opozitare si të provuara.

“As nuk mund ta imagjinoj e as nuk dua ta imagjinoj që në këtë qark do mund të ketë një bashki të vetme që do kthehet mbrapa, një bashki të vetme që do bjerë në ato duar, në ato duar të mbrapshta, në ato duar që dinë vetëm të shkatërrojnë dhe dinë vetëm të ngatërrojnë, në ato duar që dinë të gatuajnë vetëm helm, baltë dhe sherr sepse ne na duhet të vazhdojmë me projektet tona, ne na duhet të rrisim ritmin e punëve tona”.

Në vijim Rama tha ae “Shqipëria ka hyrë në fazën që kush do të punojë, të investojë sado pak lekë dhe ta kthejë shtëpinë e gjyshit, ta kthejë një copë të trashëguar, ta kthejë një rrënojë të kujtdo qoftë me një marrëveshje me këdo qoftë në pjesë të industrisë së turizmit, të mund të jetojë këtu në vendin e vet, që nga Qafa e Pazarit deri në majë fare të malit më të lartë rreth e rrotull, duke fituar më shumë sesa fiton dhe ka fituar duke punuar për grekët, për italianët, për gjermanët, për anglezët e për këdo qoftë. Këtu jemi ne sot, na duhet vetëm energji, na duhet vetëm besim, na duhet optimizëm dhe na duhet vetëm punë.”

Kurse theksoi: “Çdo shqiptar, pavarësisht se çfarë simpatish, bindjesh apo përkatësish politike ka, nuk duhet të harrojë se sot Shqipëria është më e respektuar se kurrë në sytë e botës, sot Shqipëria është më e barabartë se çka qenë ndonjëherë tjetër në çdo tryezë ku ulet. Sot Shqipëria ulet në Këshillin e Sigurimit bashkë me 15, 16, 17 shtete nga më të fuqishmet e botës .Sot Shqipëria pret të organizojë Samitin e Berlinit në Tiranë në tetor, pasi ka pritur Samitin e parë të Bashkimit Europian jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe pasi ka drejtuar OSBE-në.” /noa.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button