Aktualitet

Emrat/ Sulm me armë ndaj kryekomunarit të Haraçinës, ahkon në tre numri i të plagosurve. Detaje të reja e probleme të vjetra

Sipas informacioneve të fundit ka arritur në tre numri i të plagosurve nga incidenti me armë në Haraçinë, ku ishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

Të plagosur nga këto të shtëna kanë mbetur Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini i cili është futur në operacion në urgjencën e spitalit të Shkupit, ka raportuar Klan Maqedoni.

Kreu i kësaj komune, Ibrahimi edhe më parë ka pasur probleme të kësaj natyre, dhe se tashmë në Haraçinë dihet gjithë historia e këtij problemi mes një familje të njohur dhe kryetarit të komunës. Muaj më parë komuna ishte mbyllur dhe stafi nuk kishte shkuar në punë, për shkaqe sigurie. Për këtë problem janë ngritur edhe kallëzime penale.

Me heret, një sulm me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në komunën Haraçinë të Kumanovës. Sipas raportimeve është qëlluar drejt kryetarit të Komunës.

Të plagosur kanë mbetur dy persona, Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët gjenden momentalisht në urgjencën e Shkupit.

Një person i dyshuar për ngjarjen ka qëlluar me 20 plumba dhe më pas ka ikur me një automjet tip ‘Golf’ nga vendi i ngjarjes.

Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes si dhe po punon për kapjen e autorit. Të plagosurit janë nëpunësi i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës.

Plumbat kanë pasur si qëllim të godasin kryetarin i cili së bashku me dy personat e plagosur ka qenë në një automjet. Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera./m.j

#Emrat #Sulm #armë #ndaj #kryekomunarit #të #Haraçinës #ahkon #në #tre #numri #të #plagosurve #Detaje #të #reja #probleme #të #vjetra
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button