Aktualitet

Balluku inspekton punimet në aksin Orikum-Dukat: Rruga drejt përfundimit, ja kur do të jetë gati

Punimet në aksin Orikum-Dukat janë drejt përfundimit dhe për 15 ditë rruga do të jetë e kalueshme.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi punimet, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ku u shpreh se po punohet për 2 kilometrat e fundit.

Balluku e cilësoi si të rëndësishme përfundimi e këtij aksi, i cili lidhet me tunelin e Llogorasë, një tjetër vepër e cila parashikohet të jetë e aksesueshme për drejtuesit e mjeteve në fund të muajit qershor. Me përfundimin e këtij aksi, tha Balluku lehtësohet ndjeshëm qarkullimi rrugor në këtë zonë, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.

“Për dy javë e dorëzojmë përfundimisht dhe më pas përqendrojmë të gjitha forcat në tunelin e Llogorasë dhe në aksin e Thumanë-Kasharit që unë mendoj që është ajo që presin më shumë këtë vit shqiptarët, por dhe vizitorët e huaj, pasi trafiku me të vërtetë ka qenë i rënduar vitet e fundit edhe për shkak të numrit të shumtë të avionëve që vijnë në Rinas, por edhe për lëvizjen që ndodh mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”, nënvizoi Balluku.

“Rruga Orikum – Dukat ka një gjatësi prej 14.75 kilometrash, fillon në portin e Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës ku është dhe lidhja me tunelin e Llogarasë. Është rrugë e kategorisë C2, me një gjerësi 3.5 metra për çdo drejtim kalimi. Ky projekt është i gjithi i trajtuar si në mbrojtjen e shpateve, pjesën hidraulike të tij dhe të gjithë veprat e artit të nevojshme”, tha Gjyli.

Rruga ka një gjatësi prej 14.75 km, ku fillon në portin e Jahteve dhe përfundon me urën e Shën Elizës, ku është edhe lidhja me tunelin e Llogorasë.

#Balluku #inspekton #punimet #në #aksin #OrikumDukat #Rruga #drejt #përfundimit #kur #të #jetë #gati
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button