Aktualitet
Arrestimet e SPAK, reagon Meta: Histori bedelash të Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se arrestimet e ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, por edhe të tjera arrestime me urdhër të SPAK, janë përpjekje e Ramës për të krijuar perceptimin se po luftohet korrupsioni në vend. Ai thotë se Rama është në agoni, pavarësisht se përdor figura të opozitës.
“Tani ju qëndrimin tim e dini. Historia e drejtorëve, e ministrave, ish-zëvendëskryeministrave dhe kryetarëve të bashkive, është një histori bedelësh.
Dihet që në krye të gjithë piramidës është Edi Rama, dhe SPAK. është një instrument i Edi Ramës. Sa herë që plasin skandale, përpiqet të krijojë idenë, se po goditet korrupsioni”, tha Meta./m.j
#Arrestimet #SPAK #reagon #Meta #Histori #bedelash #të #Ramës
Java News