Tech
Begaj pret të ngarkuarin me punë të SHBA, Presidenca zbardh bisedën

Presidenti Bajram Begaj priti sot të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, z. David Wisner.
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
“Në këtë kuadër, Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë’ – thotë zyra e shtypit.
/a.r
#Begaj #pret #të #ngarkuarin #punë #të #SHBA #Presidenca #zbardh #bisedën