Aktualitet

Rama-Kurti marrëdhënie jo të mira, ja çfarë mendojnë qytetarët në të dy vendet

Për marrëdhëniet e dy kryeministrave shqiptarë, qytetarët e të dy vendeve kanë dhënë mendimin e tyre për Barometrin e Euronews Albania.

Shumica e qytetarëve (29.9% e shqiptarëve të Shqipërisë) e shohin marrëdhënien e dy kryeministrave si jo të mirë dhe edhe më shumë, (32.4% ) e shqiptarëve të Kosovës e vlerësojnë si të tillë.

27.9% e shqiptarëve të Shqipërisë mendojnë që marrëdhëniet e dy liderëve janë të mira, ndërkohë që 23.5% e shqiptarëve të Kosovës mendojnë se marrëdhënit e tyre s’jane të mira.

Një përqindje të konsiderueshme zënë ata shqiptarë që janë neutralë, kur pyeten për marrëdhënien Rama-Kurti. 31.4% e shqiptarëve të Shqipërisë dhe 41% e shqiptarëve të Kosovës nuk kanë shprehur opinion për marrëdhënien e tyre.

Ndërkohë që 10.7 % e shqiptarëve në Shqipëri nuk e dinë marrëdhënien Rama-Kurti dhe vetëm 3.1% e shqiptarëve të Kosovës kanë të njëjtën përgjigje.

#RamaKurti #marrëdhënie #të #mira #çfarë #mendojnë #qytetarët #në #të #vendet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button