Aktualitet

Po kalonte autostradën me karrocë dore, makina përplas për vdekje një person në Fier

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në kryqëzimin e Savrës, në autostradën Lushnje-Fier.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor që kalonte në autostradë me një karrocë dore. Viktima është 65-vjeçari H.Selimi, banues në Savër.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.

“Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnje-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, tha policia në një informacion për media.

#kalonte #autostradën #karrocë #dore #makina #përplas #për #vdekje #një #person #në #Fier
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button