“Beleri”/ Reporterja për Shqipërinë në PE: Keqardhje për reagimin e Greqisë. Nëse të gjitha vendet do bënin deklarata të tilla, bota do ishte e tmerrshme

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Eruopian, Isabel Santos deklaroi nga Tirana se është e keqardhur nga deklaratat e Athinës zyrtare për çështjen e Fredi Belerit.
“Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore ndaj duhet të presim vendimin e gjykatës.
Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor bota do të ishte e tmerrshme.
Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin.’- tha Santos në Tiranë”,- tha Santos./m.j
#Beleri #Reporterja #për #Shqipërinë #në #Keqardhje #për #reagimin #Greqisë #Nëse #të #gjitha #vendet #bënin #deklarata #të #tilla #bota #ishte #tmerrshme
Java News