Polonia merr biletën e fundit për EURO 2024, mundin Uellsin me penallti

Polonia është skuadra që merr biletën e fundit të Europianit Gjermani 2024.
Polakët e udhëhequr nga Robert Lewndowski ia dolën të triumfojnë me penallti ndaj Uellsit në Kardif, duke siguruar kalimin për në Europianin e Gjermanisë.
Frika për të mos pësuar dominoi në finale e Play Off-it, teksa pas 90 minutave të kohës së rregullt, pa gola përfunduan edhe 30 minutat shtesë, me Uellsin që mori edhe një karton të kuq në minutën e 121-të.
Nga penalltitë u treguan të saktë 9 nga 10 futbollistët që morën përsipër, teksa gabimin fatal e bëri Daniel James i Leeds United, që humbi goditjen e fundit, duke shkaktuar lot te mijëra tifozët e pranishëm në stadium, por edhe festë te ata pak polakë që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit të Uellsit.
Tashmë Poloninë e pret një grup ferri në Europian, ku do të gjejë përballë kundërshtarë si Franca, Holanda dhe Austria, në grupin D.
/f.s
#Polonia #merr #biletën #fundit #për #EURO #mundin #Uellsin #penallti
Java News