Aktualitet

Përfundon finalja e ‘Grande Fratello’, produksioni italian ‘ndëshkon’ Heidin

Rrugëtimi i banorëve prej 200 ditësh në “Grande Fratello” është mbyllur më (25mars).

Fituesja e këtij edicioni është shpallur 26-vjeçarja Perla Vatiero. Perla edhe pse nuk ka qenë që nga fillimi i edicionit ka arritur të triumfojë mes dy banoreve të tjera Beatrice e cila u rendit e dyta dhe Letizia u rendit në vend të tretë.

Ndërsa Massimiliano Varrese, një personazh tepër i komentuar edhe në Shqipëri, për shkak të historisë së tij me Heidi Bacin, u rendit i katërti.

Por një detaj që u vu re gjatë spektaklit ishte se në videot e transmentuara gjatë gjithë këtij rrugëtimi Heidi nuk u pa në asnjë vend.

Kjo mungesë e Heidit aktualisht banore e BBV3 u konsiderua si një hakmarrje nga produksioni italian për shkak të daljes së saj të bujshme pas takimit me babain i cili nuk ishte dakord me marrëdhënien që ajo nisi me konkurrentin që kishte një diferencë moshe prej 21 vitesh.

/f.s

#Përfundon #finalja #Grande #Fratello #produksioni #italian #ndëshkon #Heidin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button