Ish-zëvendësministri i Arsimit: Grevat e SBASHK-ut po i kushtojnë arsimit në Kosovë

Për ish-zëvendësministrin e arsimit dhe njohësin e çështjeve arsimore, Xhavit Rexhaj, paralajmërimet e SBASHK-ut për protesta e greva në shtator, janë të pakuptueshme dhe veprimet e tilla po i kushtojnë shumë arsimit në Kosovë.
Sipas Rexhajt, sa herë ka pasur greva dhe protesta të tilla, gjithmonë është paguar çmim më i shtrenjtë.
“Unë gjithmonë kam qenë kundër grevave të SBASHK-u, sepse gjithmonë kemi paguar çmim me të shtrenjtë dhe kanë pasur përfitim në bazë të kërkesave fillestare. Ky paralajmërim i hershëm se pa e ditur se çfarë duan, me të vërtetë nuk e kuptoj. Këto grevat e SBASHK-ut po i kushtojnë shumë arsimit në Kosovë’’, tha për FrontOnline, ish-zëvendësi i MASHT-it, Xhavit Rexhaj.
#Ishzëvendësministri #Arsimit #Grevat #SBASHKut #kushtojnë #arsimit #në #Kosovë
gazetablic.com