Aktualitet
Vetaksidentohet një kamion, bllokohet rruga Carralevë- Duhël

Zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm rreth orës 07:20 ka ndodhur një vetaksident në rrugën Carralevë- Duhël.
Bytyqi thotë se në vetaksident është përfshirë një kamion i madh dhe si pasojë rruga është bllokuar.
“Si pasojë e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”, tregoi Bytyqi.
#Vetaksidentohet #një #kamion #bllokohet #rruga #Carralevë #Duhël
gazetablic.com