EURO 2024/ Sot priten 3 biletat e fundit për në Gjermani

Pasi dështoi të siguronte një biletë për finalet e kampionatit evropian që mbahet në Gjermani, Polonia e Robert Lewandowskit do të provojë ta bëjë këtë një fakt të kryer nëpërmjet playoff. Këtë të martë luhen 3 finale, ku polakët sfidohen nga Uellsi, në sfidat e tjera Greqia përballet me Gjeorgjinë, ndërsa Ukraina me Islandën.
Në ndeshjet gjysmëfinale, Polonia fitoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Estonisë, duke dominuar plotësisht përballjen, ndërsa Uellsi fitoi 4-1 ndaj Finlandës. Në 5 përballjet e fundit direkte kanë fituar vetëm polakët, ndërsëa sfida e parë mes tyre në histori daton në 73-shin aty ku fitonte Uellsi.
Pas asaj përmbysje 1-2 ndaj Bosnjës, Ukraina kërkon të sigurojë biletën drejt Euro 2024, e për këtë i duhet të kalojë pengesën Islandë. Edhe pse cilësohen favoritë, përballjet e mëparshme mes tyre kanë treguar që ishullorët nuk duhen nënvlerësuar.
Në 2017-ën fitonin në shifrat 2-0 me golat e Sigurdsson. Gjeorgji-Greqi është ndeshja e parë e kësaj të marte që luhet në orën 18 në Tbilisi. Dy ekipet u përballën me njëra-tjetrën dhe në kualifikueset e botërorit në vitin 2021, ku një herë fituan helenët dhe ndeshja tjetër u mbyll në barazim.
/f.s
#EURO #Sot #priten #biletat #fundit #për #në #Gjermani
Java News