Aktualitet

Para GJKKO-së me kokën ulur, seanca për Jorgo Goron ndërpritet me kërkesë të avokatit

Është ndërprerë seanca për njohjen me masën e sigurisë për kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe 3 zyrtarët vendorë të Himarës.

Avokati i njërit prej tyre, Bilbil Aliajt ka kërkuar kohë të njihet me dosjen. Jorgo Goro u arrestua të shtunën e 23 marsit me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Tre ditë pas arrestimit, Goro doli para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë dhe t’iu komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës.

Sipas SPAK, Jorgo Goro ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës që është pajisur me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, që do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në total prej 10 mijë e 592 m2.

/f.s

#Para #GJKKOsë #kokën #ulur #seanca #për #Jorgo #Goron #ndërpritet #kërkesë #të #avokatit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button