Aktualitet
Trafik droge nga Shqipëria në Itali, 11 persona të arrestuar, pjesë e “Ndragheta”

Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë mëngjesin e sotëm, 26 mars.
Mediet italiane bëjnë me dije se janë lëshuar 11 urdhër-arreste.
Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike (kokainë, heroinë dhe hashash) nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Operacioni blic nisi në zonën e Vibo Valentias, bazuar në rezultatet e hetimeve komplekse të kryera nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Napolit.
Ky është vazhdimi i operacionit të njohur si “Maestrale-Carthago” dhe dyshohet se personat e trafikut të drogës janë pjesë e “Ndrangheta”.
/a.r
#Trafik #droge #nga #Shqipëria #në #Itali #persona #të #arrestuar #pjesë #Ndragheta
Java News