Aktualitet
Ish kryetari i Federatës së futbollit të Kinës u dënua me burgim të përjetshëm për korrupsion

Ish-presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Xuyuan, është dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion, raportojnë mediat në vendin aziatik.
Gjykata vendosi se Chen kishte abuzuar me pozitën e tij si president i federatës dhe kishte marrë rreth 12 milionë dollarë ryshfet, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha në sport dhe duke mos respektuar ligjet e konkurrencës së lirë.
Hetimi kundër Chen u bë publik në shkurt 2023 dhe akuzat aktuale u ngritën në shtator.
Në Kinë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme akuzat për korrupsion në poste drejtuese, e fundit ndaj trajnerit të përkohshëm të kombëtares, Li Te.
/ Sport/
#Ish #kryetari #Federatës #së #futbollit #të #Kinës #dënua #burgim #të #përjetshëm #për #korrupsion
gazetablic.com