Hetime për vrasjen e Santiago Malkos, tensione të forta në sallën e gjyqit, e ëma nxirret jashtë/ Motra: Po më detyroni t’i…

Në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, avokatët e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka kërkuan pavlefshmërinë e akt-ekspertizës të bërë nga Prokuroria e Posaçme për makinën e parë në pamjet filmike, targat e saj dhe personat që ishin brenda të cilat ishin përcaktuar.
Për të provuar këtë, avokatët kanë depozituar një ekspertizë private, përmes të cilës pretendojnë, se materialet e përcaktuara nga hetimet e SPAK, nuk çojnë në identifikimin e llojit të makinës, të targës apo të personave që ndodheshin brenda mjetit.
Një gjë e tillë u pa me rezerva nga prokurori Behar Dibra i cili pasi dëgjoi pretendimet e mbrojtjes së vëllezërve Duka, kërkoi nga Gjykata që të mos merret parasysh kjo kërkesë, duke ngritur pyetjen se mbi çfarë momenti procedurial, është bërë ky akt-ekspertim privat.
Kërkesa e palës mbrojtëse, u prit me tension nga familjarët e Santiago Malkos, e ëma dhe motra. Fillimisht e ëma përveçse i kërkoi drejtësi gjykatës, pretendoi se është dëmtuar hetimi si nga pala mbrojtëse ashtu edhe nga mbrojtësit e të akuzuarve duke publikuar pamjet filmike, e për rrjedhojë duke dëmtuar hetimin.
Tonet e larta të familjares bënë që kjo e fundit të lërë sallën e gjyqit me vendim të trupës gjykuese. Po ashtu edhe motra e viktimës duke iu drejtuar avokatëve të palës së akuzuar.
Tonet e larta të familjares bënë që kjo e fundit të lërë sallën e gjyqit me vendim të trupës gjykuese. Po ashtu edhe motra e viktimës duke iu drejtuar avokatëve të palës së akuzuar.
Në fund të seancës, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për mospranimin e akt-ekspertizës private. Leonard Duka është arrestuar në shkurt të këtij viti në Belgjikë pasi ka një masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Posaçme, ndërsa ende nuk ka një dritë jeshile për ekstradimin e tij.