Aktualitet

Spartak Ngjela: Pas dënimit eventual të Berishës nga SPAK-u, ai del nga politika

Spartak Ngjela po përpiqet të krijojë një koalicion me Lulzim Bashën, në një kohë jo shumë të qartë për gjendjen gjyqësore të Partisë Demokratike. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Apelit ka përcaktuar shortin e gjyqtarëve që do të marrin vendimin final se cilat organe do të legjitimohen, ato të drejtuara nga Sali Berisha me Kuvendin e Rithemelimit, apo do të vazhdojë, si tani, me Lulzim Bashën. Avokat Ngjela nuk ka ndonjë dyshim se nga cila anë do të anojë fitorja.

“Basha do ta fitojë. Gjykata që s’ia jep Bashës, shkel ligjin. Kaq. Dhe unë s’jam jurist i nivelit të dobët”- u shpreh avokat Ngjela duke bërë një paralajmërim të fortë për gjyqtarët e çështjes.

“Nëse do të ketë trazira sociale, do të ikin në burg gjyqtarët. Në një shtet, ku gjyqtarët, në një çështje të mprehtë sociale shkelin ligjin dhe në shoqëri krijohet pështjellim, gjyqtarët ikin në burg”- tha me bindje Spartak Ngjela.

Megjithëse në krahun opozitar, zoti Ngjela nuk i përket asaj pjese që beson se opozita mund të fitojë mbi kryeministrin Rama pa ndryshuar asgjë, veçanërisht pa u bashkuar të dy pjesët e PD-së. Deviza e tij mbetet e pandryshuar.

“Pa Saliun!-thotë avokati, sipas të cilit opozita nuk ka shanse të mundë Edi Ramën me Sali Berishën në krye.

“Pas dënimit eventual të Berishës nga SPAK-u, ai del nga politika dhe PD duhet të bëjë një kongres bashkimi me të dy pjesët, ku të nxjerrë lidershipin e ri. Lidershipi i ri do të pranohet nga Uashingtoni. PD me ambasadorin amerikan i ka fituar zgjedhjet. Komunizmin me ambasadorin amerikan e mundi. Në çdo miting shkonte ambasadori amerikan. Kjo mund të ndodhë prapë!- tha Spartak Ngjela, duke përforcuar tezën e tij se pa mbështetjen e liderit të opozitës nga SHBA, ajo s’mund të kthehet në pushtet.

/f.s

#Spartak #Ngjela #Pas #dënimit #eventual #të #Berishës #nga #SPAKu #del #nga #politika
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button