Aktualitet
Masakra në Rusi me 40 të vrarë, reagon BE: Jemi tronditur! Dënojmë çdo sulm kundër civilëve

Bashkimi Europian ka reaguar për sulmin terrorist që tronditi Rusinë mbrëmjen e sotme ku një grup personash hapën zjarr ndaj qytetarëve që po ndiqnin një koncert.
Në reagimin e bërë, zëdhënësi për Punët e Jashtme të BE-së, Peter Stano shprehet se Bashkimi Europian dënon çdo sulm kundër civilëve si dhe shpreh ngushëllimet për rusët e prekur nga sulmi i rëndë.
“Bashkimi Evropian është i tronditur dhe i tmerruar nga lajmi i sulmit terrorist në sallën e qytetit Crocus të Moskës. Bashkimi Evropian dënon çdo sulm kundër civilëve. Mendimet tona shkojnë tek të gjithë qytetarët rusë të prekur,”– shkruan Peter Stano në rrjetin social “X”.
#Masakra #në #Rusi #të #vrarë #reagon #Jemi #tronditur #Dënojmë #çdo #sulm #kundër #civilëve
Java News