Aktualitet

Parlamenti miraton dy komisionet hetimore, Braçe abstenon për Shëndetësinë, Petro Koçi për TIMS-in

Në Kuvend janë votuar dy komisionet hetimore, për të cilat mazhoranca dhe Rithemelimi kishin rënë në dakordësi.

Deputetët miratuan me 95 vota pro dhe 1 abstenim për ngritjen e komisionit hetimor dhe përbërjen e tij për koncensionet në shëndetësi dhe me 96 vota pro dhe 1 abstenim për komisionin hetimor për sistemin TIMS.

Raportohet se për komisionin hetimor në kontratat koncensionare në shëndetësi ka abstenuar Erion Braçe, ndërsa abstenimi për komisionin hetimor për sistemin TIMS ka ardhur nga Petro Koçi.

/a.r

 

#Parlamenti #miraton #komisionet #hetimore #Braçe #abstenon #për #Shëndetësinë #Petro #Koçi #për #TIMSin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button