Aktualitet

LIVE! Rikthehet normaliteti në Kuvend, ‘Rithemelimi’ merr pjesë te ‘Ligjet’, Sula: Marrëveshja u bë në Tiranë, tymi doli në Sazan

Për herë të parë pas pesë muajsh opozita e Sali Berishës është ulur në komisionet parlamentare.

Punimet e Kuvendit nisën sot me Komisionin e Ligjeve ku ndër të tjerë kanë qenë edhe deputetët demorkatë Asllan Dogjani, Dhurata Ccupi, Dashnor Sula etj.

Ky i fundit në fakt është treguar kritik me marrëveshjen PS-Rithemelim.

Gjatë mbledhjes Sula tha:

Të vish sot këtu dhe ta fshish historinë e pesë muajve sikur s’ka ndodhur asgjë… Do mundohem që për të gjithë zotërinjtë e komisionit t’ia bëj të qartë të gjithëve se ky kthim në normalitet është diccka që duhet të kishte ndodhur që në tetor 2023. Kjo marrëveshje që u arrit për mua është false sepse ccfarë marrëveshje paskemi arritur? Atë ccka na takon sipas Kushtetutës? Unë s’mund të jem hipokrit për këtë normalitet të rremë.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, 18 Mars 2024
1. Miratimi i kalendarit të punimeve të komisionit (për periudhën 18 mars – 5 prill 2024)
2. Miratimi i procesverbaleve të datave 29 shkurt dhe 4 mars 2024.
3. Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”
4. Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”
5. Akt normativ nr.1, datë 21.2.2024 “Për disa ndryshime në ligjin nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”.

#LIVE #Rikthehet #normaliteti #në #Kuvend #Rithemelimi #merr #pjesë #Ligjet #Sula #Marrëveshja #bë #në #Tiranë #tymi #doli #në #Sazan
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button