Life Style
U akuzua se flirtonte me të gjitha, Meritoni heq me dhëmbë këpucën e Rikes

Një moment “pikant” ka karakterizuar shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Meriton Mjekiqi hoqi me dhëmbë këpucën e Rike Rocit.
Kjo erdhi në kuadër të lojës “E vërtetë apo Sfidë”, që iu caktua banorëve nga Vëllai i Madh i BBVA-së.
Të gjithë banorët, duhet t’i bënin pyetje njëri-tjetrit dhe në rast se njëri nuk përgjigjej duhet të pranonin sfidën si lloj dënimi.
Në këtë rast, Meritoni refuzoi t’i përgjigjej një pyetje të Erjola Doçit, kështu kjo e fundit e sfidoi që t’ia hiqte Rikes këpucën me dhëmbë.
Me disa tentime, moderatori nga Kosova arriti që ta kryente sfidën me sukses.
#akuzua #flirtonte #të #gjitha #Meritoni #heq #dhëmbë #këpucën #Rikes