Aktualitet
Kontrollet për kapjen e Eljon Hatos, RENEA gjen makinën e blinduar të kushëririt të Ervis Martinajt

Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet e zhvilluara nga forcat “RENEA” mbrëmjen e djeshme në Sauk në tenativë për të gjetur Eljon Haton, i cili njihet si krahu i djathtë i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën me dije se gjatë kontrolleve, poshtë një pallati në Sauk, policia ka gjetur një makinë të blinduar që mësohet se i përket Emiliano Ninës, kushëririt të Ervis Martinajt.
Brenda automjetit të gjetur në parkimin e pallatit, u gjetën armë dhe bllokues valësh që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas burimeve, makina e blinduar përdorej nga Olsi Gjoshi.
/f.s
#Kontrollet #për #kapjen #Eljon #Hatos #RENEA #gjen #makinën #blinduar #të #kushëririt #të #Ervis #Martinajt
Java News