Aktualitet
Pastronin paratë e krimit me blerje floriri! Gjykata merr vendimin për Kreshnik Kurtin, në kërkim motra e tij dhe dy italianë

Gjykata e Tiranës la në burg Kreshnik Kurti, i arrestuar disa ditë më parë për akuzën e pastrimit të parave. Prokuroria thotë se ai ishte pjesë e nje skeme të shitjes fiktive të floririt në Itali dhe nëpërmjet faturave të lëshuara në shtetin fqinj, justifikoheshin dhjetra transferta bankare në Shqipëri.
Gjithçka organizohej përmes shoqërisë fiktive Tirana-Bullion Sh.p.k me administrator Kejda Kurti dhe objekt tregtimin e eksportimin e floririt. Bëhet fjalë për transferimin e miliona eurove nga bankat italiane në ato shqiptare, përmes faturave fiktive.
Në kërkim për këtë skemë është motra e tij, Kejda Kurti dhe dy shtetas italianë.