Aktualitet

Dakordësia për Komisionet Hetimore, Ambasadori i BE: Vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët. Parlamenti funksional është…

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X” ka reaguar në lidhjes dakordësinë mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për komisionet hetimore.

Ai shkruan se mirëpret vendimin e sotëm, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit, duke vlerësuar lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes.

Ai shton se delegacioni i Bashkimit Evropian ka theksuar vazhdimisht se një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE.”

“Mirëpres vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i Bashkimit Evropian ka theksuar vazhdimisht se një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE.” Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në X./m.j

#Dakordësia #për #Komisionet #Hetimore #Ambasadori #Vlerësoj #lidershipin #dhe #përgjegjësinë #treguar #nga #palët #Parlamenti #funksional #është
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button