Aktualitet

Marrëveshja për komisionet, ambasada e SHBA në Tiranë: Inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas arritjes së një marrëveshje në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes mazhorancës dhe  opozitës së bashkuar për ngritjen e dy kimisioneve hetimore, që çon në rikthimin e rendit normal në Kuvend.

Ambasada mirëpret këtë marrëveshje dhe inkurajon deputetët që të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.

Reagimi:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar./m.j

#Marrëveshja #për #komisionet #ambasada #SHBA #në #Tiranë #Inkurajojmë #deputetët #që #të #vazhdojnë #të #tregojnë #një #përkushtim #ndaj #demokracisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button