Aktualitet

Do drejtoni një prej komisioneve hetimore? Bardhi: Unë jam kryetar i grupit parlamentar…!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve se krerët e komisioneve hetimore që u “fituan” nga opozita do të drejtohen nga kryetarë që do të zgjidhen nga grupet parlamentare përkatëse.

I pyetur nëse ai vetë do të drejtojë një prej komisioneve hetimore, Bardhi u shpreh se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD dhe si i tillë do të paraqesë propozime emrash te kolegët demokratë për këtë çështje.

Kush do ti drejtojë komisionet parlamentare?

Bardhi: Kjo nuk është çështje e konferencës së kryetarëve, por e grupeve parlamentare. Pra do të jetë vendimmarrje e grupeve parlamentare në vijim. Si kryetar i grupit parlamentar nuk pret besoj të ta bëj ty propozimin një herë ty pastaj kolegëve të grupit parlamentar.

Nuk kam ndërmend të ndalem te projeksioni i kolegëve që do jenë në komisionet përkatëse. Në konferencën e kryetarëve pati një dakordësi për t’iu rikthyer jetës parlamentare, detajet e tjera do të keni mundësi në ditët në vijim, mos i merrni të gjitha lajmet sot.

Të jeni të sigurt se çdo denoncim që kam paralajmëruar që do të bëj do të bëhet, brenda apo jashtë komisionit. Patjetër që mbledhjet e komisioneve hetimore do të jenë të hapura.

A do të jeni një prej kryetarëve të komisioneve hetimore?

Bardhi: Unë jam kryetar i grupit parlamentar, do të shkoj me propozime te kolegët e grupit parlamentar./m.j

#drejtoni #një #prej #komisioneve #hetimore #Bardhi #Unë #jam #kryetar #grupit #parlamentar..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button