“Berisha dha 30 mln euro për të blerë heshtjen”, Meçe: Tragjedia e Gërdecit u mundua të fshihej

Analisti Arben Meçe në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, foli për tragjedinë Gërdeci, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë.
Meçe tha se kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha ka dhënë 30 milionë euro për të blerë heshtjen e procesit, ndërsa shtoi se duhet edhe mekanizmi i blerjes së heshtjes.
“Berisha ka investuar me lekë në dorë. Mbi 30 milionë euro. Heshtja u ble me 30 milionë euro. Procesi hetimor s’duhet të jetë në mekanizmin e vrasjes dhe autorët, por pjesë duhet të jetë dhe mekanizmi i blerjes. Si e bleu? Dhënia e 30 milionë eurove duhet të jetë pjesë e hetimi, u nxorën nga buxheti i shtetit mbi 30 milionë euro.”, përfundoi analisti Meçe.
/f.s
#Berisha #dha #mln #euro #për #të #blerë #heshtjen #Meçe #Tragjedia #Gërdecit #mundua #të #fshihej
Java News