Aktualitet

Rama nga Malësia e Madhe: Berisha-Meta kërkojnë votën për tu bërë karshillëk SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama nga takimi elektoral në Malësinë e Madhe ka shigjetuar dyshen Berisha-Meta.

Gjatë fjalës së tij, Rama thotë se Shqipëria ishte një vend i kategorisë së dytë para se të vinte në pushtet PS, ndërsa sot Shqipëria është e barabartë në tryeza me më të mëdhenjtë e botës.

Rama shtoi se Berisha dhe Meta u kërkojnë votën shqiptarëve për tu bërë karshillëk SHBA-ve.

“Kurrë Shqipëria nuk ka qenë me e respektuar në sytë e botës, kurrë nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës.

Kush do të mendonte që Shqipëria do të kishte një ulëse në Këshillin e Sigurimit, që do të drejtonte OSBE, që do të mbante  samitin, këto nuk i ka sjellë bukuria e natyrës por Shqipëria kur kemi marrë detyrën ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë.

Ata që ishin para nesh ulnin kokën dhe mbanin pantallonat që mos u bini para fqinjve dhe të huajve ndërsa sot u kërkojnë votën shqiptarëve tu bëjnë karshillik Shba-ve.

Cfarë tradhtie është kjo për ata që besuan në PD. Për ne nuk ka demokrat e socialist kur vjen puna për të bërë detyrën”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button