Aktualitet

Pakti me Italinë/ Drejt fundit punimet në kampin e Gjadrit, ende asnjë datë për ardhjen e emigrantëve

“Po vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e kampit në zonën e Gjadrit në Lezhë. Punimet konsistojnë në ndërtimin e murit rrethues, kanalizimeve, por edhe ndriçimit. Ndërsa autoritetet përkatëse ende nuk kanë një datë se kur pritet që të vijnë refugjatët”, raporton gazetari i Tv Klan, Martin Marku.

Zona brenda kampit është marrë në administrim nga karabinierët italian ndërsa zona e jashtme përreth pritet të ngrihet një strukturë e posaçme nga Policia e Shtetit.

Këta të fundit do të bëjnë edhe mbikëqyrjen e territorit të jashtëm të kampit.

Punëtorë dhe mjete po punojnë përgjatë 24 orëve, por ka ende edhe pak punë për përfundimin e kësaj strukture brenda bazës ushtarake të Gjadrit.

Filmimet brenda ambienteve të kampit janë të ndaluara, por siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Tv Klan pjesa më e madhe e dy strukturave kanë përfunduar dhe aktualisht po punohet për rrethimin, sistemimin e ambienteve të brendshme dhe lidhjen e energjisë elektrike dhe sistemit të kanalizimeve.

Ndërkohë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qendrën e pritëse të refugjatëve në zonën e Shëngjinit, pasi në të punimet kanë përfunduar.

#Pakti #Italinë #Drejt #fundit #punimet #në #kampin #Gjadrit #ende #asnjë #datë #për #ardhjen #emigrantëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button