Aktualitet
Vdes Ragip Jashari – bashkëluftëtar i Adem Jasharit

Këtë të enjte ka ndërruar jetë Ragip Jashari – njëri nga bashkëluftëtarët e momenteve të fundit të Adem Jasharit.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.
“Familjar, miq, bashkëluftëtarë, shokë e dashamirë, me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Ragip Jashari nga Prekazi, kishte luftuar përballë forcave serbe së bashku me Adem Jasharin, pak para se të vritej komandanti legjendar.
#Vdes #Ragip #Jashari #bashkëluftëtar #Adem #Jasharit
gazetablic.com