Aktualitet

Detaje nga arrestimi i Berberit: Në banesë iu gjetën piktura të shtrenjta dhe…

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se gjatë kontrolleve të ushtruara nga hetuesit e SPAK dhe të BKH-së, në banesën e Berberit u gjetën disa piktura me vlerë mijëra euro, por dhe një shumë e madhe parash. Zyrtari i lartë akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Këto piktura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Beberi ka pohuar se pikturat i kishte bërë vetë ai dhe se nuk ishin blerë. Agjentët e SPAK dhe BKH i sekuestruan dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

/a.r

#Detaje #nga #arrestimi #Berberit #Në #banesë #gjetën #piktura #të #shtrenjta #dhe..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button