Aktualitet
Favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil e Sarandë, arrestohen 9 zyrtarë të IKMT, legalizimeve e hipotekës

Disa zyrtarë të IKMT, legalizimeve, hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë janë arrestuar.
Bëhet fjalë për 13 urdhër-arreste deri më tani, ndërkohë që janë shoqëruar në Polici 9 prej tyre.
Ky hetim është nisur nga Policia dhe Prokuroria Sarandë dhe në pranga kanë rënë punonjës dhe ish-punonjës të institucioneve të mësipërme.
Këta zyrtarë dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e Plazheve.
#Favorizuan #ndërtime #leje #në #Ksamil #Sarandë #arrestohen #zyrtarë #të #IKMT #legalizimeve #hipotekës
Java News