Aktualitet

Agron Gjekmarkaj zbulon kërkesat: Çfarë i kërkuam mazhorancës në tavolinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur për ngjarjet e fundit në kampin opozitar. Ai tha se kërkesa kryesore e tyre ka qenë ngritja e komisioneve hetimore.

Gjekmarkaj tha se edhe pse së fundmi po përmendet fakti se opozita ka kërkuar ngritjen e 8 komisioneve hetimore, të cilat janë rrëzuar më herët nga mazhoranca, kërkesa ka qenë që komisionet hetimore të funksionojnë. Ai shtoi se për momentin edhe nga pikëpamja fizike është e pamundur që të ngrihen 8 komisione, pasi duhen më tepër deputetë, ndaj është mirë të fillojnë me dy më të rëndësishmit.

“Ekspertët e Partisë Demokratike, po punojnë për platformën me të cilën ata do të shfaqen nëse do u jepet mundësia që të jenë pjesë e komisioneve, apo nënkomisioneve që do të realizojë reformën zgjedhore në Shqipëri.

Nëse kjo nuk ndodh, pra ne nuk e kemi mundësinë të futemi e të përfaqësohemi, të kemi të drejtën për të qenë konsensual, apo të kemi të drejtën e vetos, një projekt i tillë do i prezantohet shoqërisë në mënyrë mediatike dhe në forma të komunikimit publik nëpërmjet mitigjeve apo formave të ndryshme që njeh politika.

Për çështjen e draftit, qëndrimet në dijeninë time të paktën deri sot paradite ishin gati konvergimit. Po bisedohet për çështjen e nënkomisionit të reformës zgjedhore. Në dijeninë time këtu ka ngecur çështja e formulimit. Ne këto komisione hetimore kemi kërkuar, pavarasisht se tani po luhet me fjalën 8.

Ne këto kemi kërkuar që në kohën e Lulzim Bashës, por i kemi humbur edhe vetë, sepse ishim të zënë me njëri-tjetrin. Të realizosh 8 komisione sot është e pamundur edhe nga pikëpamja fizike, sepse duhen më shumë deputetë, por ne le ta fillojmë njëherë me dy”,-tha Gjekmarkaj.

#Agron #Gjekmarkaj #zbulon #kërkesat #Çfarë #kërkuam #mazhorancës #në #tavolinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button