Aktualitet

Opozita nuk heq dorë nga kaosi në parlament, Bardhi: Mund t’i bllokojmë sërish seancat nëse Rama shkel prapë kushtetutën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, është shprehur mund të bllokojnë prapë seancat plenare nëse kryeministri Edi Rama shkel Kushtetutën apo mazhoranca abuzon me pushtetin.

“Edhe mund t’i bllokojmë prapë seancat. Zgjidhja e asaj situate të krijuar pas 12 tetorit 2023, nuk do të thotë se nëse Rama shkel prapë kushtetutën, do ta lejojmë. Opozita e ka për detyrë të reagojë për çdo shkelje apo abuzim të pushtetit nga mazhoranca, qoftë edhe jashtë Kuvendit”, tha Bardhi në studion e emisionit Open në News24.

Bardhi theksoi se opozita duhet të kishte vepruar njësoj si më 12 tetor 2023, për çdo rrëzim të komisioneve hetimore, por tha se nuk e kanë bërë sepse në vend që të merreshim ne Edi Ramën, janë marrë me njëri-tjetrin.

“Opozita duhet të kishte patur këtë reagim pas rrëzimit të Komisionit Hetimor, por në atë periudhë ne kishim zgjedhur për turpin tonë, të merreshim me njeri tjetrin në vend që të merreshim me Ramën”, tha ai.

#Opozita #nuk #heq #dorë #nga #kaosi #në #parlament #Bardhi #Mund #bllokojmë #sërish #seancat #nëse #Rama #shkel #prapë #kushtetutën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button