“Rrugët e Shqipërisë do të mbushen me radarë e kamera”, Balla zbulon negociatat me Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar sot se po punohet në lidhej me një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara.
Balla ka zbuluar se marrëveshje përfshin pajisjen me radarë dhe kamera të rrugëve, në përpjekje për të ulur numrin e efektivëve që patrullojnë në rrugë.
Ai shtoi se një nga objektivat kryesorë është kapja në rekord e personave në kërkim, për të cilin tha se Emiratet janë shembull për t’u marrë në këtë drejtim, referuar edhe shqiptarëve të arrestuar në Dubai së fundmi.
“Një nga objektivat e mia është që koha e gjetjes e atyre në kërkim të jetë sa më e shkurtër. Një vend për të marrë eksperienca. Po negociojmë një marrëveshje në fushën e financimit të një sistemi monitorimi me kamera e radarë në rrugët e qyteteve për të mundësuar pakësimin e numrit të policëve në rrugë”, tha Balla.
/f.s
#Rrugët #Shqipërisë #të #mbushen #radarë #kamera #Balla #zbulon #negociatat #Emiratet #Bashkuara #Arabe
Java News