Kur do të përfundojnë hetimi ndaj Berishës? Avokati politikan: Mos e shqetësoni kot Prokurorinë

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë nën masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”. Megjithëse nuk janë të akuzuar, hetimet ndaj tyre vazhdojnë prej rreth tre vitesh.
Në përfundim të seancës së sotme të GJKKO, e cila la në fuqi masën ndaj Berishës, gazetarja Klodiana Lala pyeti avokatin e tij, Genc Gjokutaj nëse kishte informacion nga Prokuroria se kur do të përfundojnë hetimet.
“Se kur do të përfundojnë as prokurorët nuk e dinë vetë sepse pritet fjala e Edi Ramës. Ai është personi që do të caktojë fundin e hetimeve dhe këtë ua them shumë seriozisht. Nëse bini në kontakt mos i shqetësoni kot se nuk kanë dijeni”, u përgjigj Gjokutaj.
Genc Gjokutaj përvec profesionit si avokat është i angazhuar edhe në politikë si anëtar i këshillit bashkiak në Tiranë duke përfaqësuar partinë e Metës.
/f.s
#Kur #të #përfundojnë #hetimi #ndaj #Berishës #Avokati #politikan #Mos #shqetësoni #kot #Prokurorinë
Java News