’21 janari’ tremb Berishën, avokati: Vendimi i Strasburgut s’është detyrues për SPAK. Familja Nika mund të kërkojë të drejtën e saj, por…!

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj është pyetur për pranimin e rekursit të të vesë së Aleks Nikës nga Gjykata e Lartë ditën e sotme.
Gjokutaj u shpreh se familja e të ndjerit që mbeti viktimë gjatë demonstratës së 21 Janarit 2011, ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por “kjo e drejtë sipas tij qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika”.
Ai u shpreh se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin nuk është detyrues për SPAK-un, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka shpallur mos kompetencë për rastin.
“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika.
Ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe është vendosur një mos kompetencë për personat Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai./m.j
#janari #tremb #Berishën #avokati #Vendimi #Strasburgut #sështë #detyrues #për #SPAK #Familja #Nika #mund #të #kërkojë #të #drejtën #saj #por
Java News