Aktualitet

Hoxhaj takohet me Degën e PDK-së në Zvicër, që udhëhiqet nga babai i Granit Xhakës

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, po qëndron në Zvicër.

Hoxhaj ka thënë se atje ka pasur një bashkëbisedim rreth vitalizimit të mërgatës me bashkatdhetarët, i organizuar nga strukturat e PDK-së në Zvicër, e cila udhëhiqet nga Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka.

“Një takim i mrekullueshëm dhe një bashkëbisedim rreth vitalizimit të mërgatës me bashkatdhetarët tanë, të organizuar nga nëndega e PDK-së në Vaud të Zvicrës, së bashku me profesor Behxhet Gashin dhe nga Dega e PDK-së nën udhëheqjen e Ragip Xhakës”, shkroi Hoxhaj.



#Hoxhaj #takohet #Degën #PDKsë #në #Zvicër #që #udhëhiqet #nga #babai #Granit #Xhakës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button