Vrasje në tentativë në Deçan: Dyshohet se një person u sulmua me kallashnikov

Mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, raporton Gazeta Blic.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë.
Policia njofton se një person është sulmuar me armë zjarri në veturë, por që s’ka pësuar lëndime, vetëm dëme materiale.
“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, Policia është informuar nga viktima se në rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë i njëjti nga person/a, të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në veturën e viktimës, janë shkaktuar dëme por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti cilësohet Vrasje në tentativë”, thotë Rugova./Gazeta Blic/
#Vrasje #në #tentativë #në #Deçan #Dyshohet #një #person #sulmua #kallashnikov
gazetablic.com