Raundi i dytë i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nis nesër përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit B6, ku do të përballen me Azerbajxhanin dhe Uellsin.
Trajneri Andrea Tedesca ka publikuar listën me 21 futbollistët e grumbulluar. Pesë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në kampionatet jashtë vendit.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të këtij raundi ndaj Azerbajxhanit më 19 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 15:00. Takimi i dytë i grupit, mes Uellsit dhe Azerbajxhanit, do të zhvillohet më 22 mars, po në “Elbasan Arena”, në ora 12:00. Raundi do të mbyllet me përballjen mes Shqipërisë dhe Uellsit, e cila do të luhet më 25 mars, në ora 15:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ky raund është një test i rëndësishëm për Kombëtaren U-17, pasi do t’i shërbejë si përgatitje për finalet e Kampionatit Europian, ku Shqipëria merr pjesë si vend organizator.
#Raundi #dytë #kualifikueseve #të #EURO #U17 #Shqipëria #nis #nesër #përgatitjet #trajneri #Tedesco #fton #lojtarë
SportExpress