Aktualitet

Avokati i familjes Haklaj zbulon videon që kanë çuar në SPAK për Sali Berishën

Aishe Haklaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se familja e saj ka ende besim te SPAK, pas përfundimit të dëshmisë. Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri tha se po e ndjek këtë çështje që nga viti 2021.

Ai u shpreh në një intervistë për “Euronews Albania” se të dhënat janë shumë sekrete dhe për këtë arsye nuk mund të japë detaje, por theksoi se ka disa elementë të historisë që janë publike.

“Kush është zanafilla që u krijua një organizatë kriminale dhe u ekzekutuan me radhë familjarët e familjes Haklaj. Indicia kryesore ishte një lloj hakmarrje primitive e Sali Berishës në mitingun që bëri në Tropojë ku atje ju prish mitingu dhe ai fajtor bëri Shkëlqim Haklajn dhe familjen Haklaj.

Për rrjedhojë iu dha urdhër njerëzve të vet që këtë person, Shkëlqim Haklajn gjallë a vdekur e dua në Tiranë dhe kjo video është dorëzuar si provë. Pas kësaj, në fakt u ekzekutua Shkëlqim Haklaj,” – tha Beqiri.

Avokati shtoi se ai është marrë me çështjen pasi u kontaktua nga Aishe Haklaj si amanet i të vëllait, Halil Haklaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button