VIDEO/ Tjetër supergol i Rei Manajt, sulmuesi shqiptar sfidon Xhekon dhe Ikardin për shënuesin më të mirë

Rei Manaj po habit të gjithë në futbollin turk. Ai është bërë specialist i goditjeve të lira pranë zonës së rreptësisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi sot një tjetër gol fantastik në këtë mënyrë.
Në minutën e 64-t, teksa rezultati ishte 0-1 për Alaniaspor, Manaj shënoi golin e barazimit për Sivaspor. Një tjetër supergol i lushnjarit, i cili ka marrë edhe admirimin e tifozëve.
Plot 15 gola për këtë sezon në Superligën turke për Manajn, duke i hedhur “dorashkën” Xhekos dhe Ikardit për shënuesin më të mirë. Jo vetëm kaq, Manaj ka detyruar edhe Silvinjon të rikthejë sytë nga ai dhe me siguri në miqësoret e marsit do të jetë i grumbulluar./m.j
#VIDEO #Tjetër #supergol #Rei #Manajt #sulmuesi #shqiptar #sfidon #Xhekon #dhe #Ikardin #për #shënuesin #më #të #mirë
Java News