Aktualitet

Balla: Apartamentet e sekuestruara të krimit do vihen në dispozicion të grave të dhunuara

Në ditën ndërkombëtare të grave ku është prezantuar edhe Observatori i Femicidit në Shqipëri, Ministria e Brendshme po punon për një projekt për të mbrojtur dhe përmirësuar jetën e grave dhe vajzave të dhunuara.

Ministri i Brendshëm ,Taulant Balla tha se apartament e konfiskuara krimit do t’i vihen në dispozicion grave dhe vajzave të dhunuara. Balla tha se po bashkëpunohet me organizata jo qeveritare për gratë, por dhe me donatorë për të mbledhur fonde që të vënë në jetë një projekt të tillë.

Kjo, tha Balla, do të nxisë edhe më shumë gratë dhe vajzat të denoncojnë dhunë dhe të mos ketë  frikë se “nuk kanë ku të shkojnë po u ndanë”.

 “Vajzat dhe gratë që denoncojnë dhunën janë heroinat e shoqërisë tonë dhe na takon ne ti mbrojmë dhe të përmirësojmë përkujdesjen ndaj tyre. Me të gjitha organizatat jo qeveritare të vejmë apartamentet të konfiskuara nga krimi në dispozicion të vajzave të dhunuar. Me këtë i themi denonconi dhunën dhe ne do të gjendemi pranë me një apartament shumë më të mirë nga ai ku jetoje me dhunuesin tënd. Prandaj të gjitha agjensitë i mirëpresim propozimet e tyre që të mbështesim projektet për gratë e dhunuara si dhe ftojmë  partnerët dhe donatorët që ta bëjmë së bashku një gjë të tillë”, tha Balla.

Ministri Balla bëri të ditur edhe se do të ketë një protokoll të ri mes policisë dhe viktimave të dhunës, ku vajzat dhe gratë nuk do të kenë më frikë të denoncojnë.

“Do kemi një protokoll të ri të marrëdhënies mes policisë dhe viktimës së dhunës. Pjesa më e madhe e grave që janë objekt i dhunës nuk denoncojnë se kanë frikë nga stigma që krijohet në komunitete dhe qasjen e vjetër që kishte shteti në marrëdhënie me viktimën. Kjo gjë duhet ndryshuar dhe të duhet t’i themi vajzave që dhunohet që ta konsiderojnë ditën e denoncimit si ditën e çlirimit dhe lirisë së vetës së tyre dhe të një jete më të mirë”, tha ai.

Duke raportuar shifrat e dhunës së denoncuar, Balla tha se kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe se duhet të krijohet një koalicion kombëtar për të zvogëluan fenomenin e dhunës.

“8 marsi duhet të jetë një ditë ndërgjegjësimi publik dhe duhet të jetë një debat publik I përgjithshëm. Kemi të bëjmë me një fenomen femicidi shqetësues në Shqipëri dhe gjatë 2023 kemi pasur 12 jetë të humbura vajzash dhe grash. Në janar-shukut 2024 kemi 629 vajza dhe gra që kanë denoncuar dhunën. Një panoramë trishtuese kemi edhe me urdhrat e mbrojtjes, ku mbi gjysma e tyre janë të dhëna për vajza dhe gra. Këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut, pjesa tjetër nuk denoncohet ende. Ka ardhur koha për të krijuar një koalicion kombëtar pa dallime institucionale dhe pa karrige, por na duhet të dalim të flasim në territor me mesazhin që ka ardhur momenti që të zvogëlojmë këtë fenomen”, tha Balla.

/f.s

#Balla #Apartamentet #sekuestruara #të #krimit #vihen #në #dispozicion #të #grave #të #dhunuara
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button