Aktualitet

Leverkusen kërkon suksesin e radhës në Europa League, Xhaka titullar i padiskutueshëm

Sot zhvillohen ndeshje tejet interesante evropiane në kuadër të komepticionit “Europa League”.

Roma pret në shtëpi Brighton, kurse Leverkuseni i Xhakës dhe Alonsos luan në transfertë ndaj Qarabag, shkruan Sport.

Mesfushori shqiptar është një titullar i padiskutueshëm tek ‘Farmaceutikët’, duke shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe duke u kthyer në një lider tek kjo skuadër.

Takimi mes Qarabag dhe Bayer Leverkusen zhvillohet në ora 18:45, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Qarabag: Lunyov; Silva, Mustafazada, Guseynov, Medvedev; P. Andrade, Jankovic; L. Andrade, Benzia, Zoubir; Juninho

Bayer Leverkusen: Hradecky; Kossounou, Tah, Hincapie; Frimpong, Palacios, Xhaka, Grimaldo; Adli, Wirtz; Schick

Kujtojmë që Bayer Leverkusen është i pamposhtur në këtë edicion në të gjitha garat.

/ Sport/



#Leverkusen #kërkon #suksesin #radhës #në #Europa #League #Xhaka #titullar #padiskutueshëm
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button