Aktualitet
Përleshje mes 5 personave në Mitrovicë, njëri nga ta kanos policin me vrasje

Pesë persona janë përleshur mes vete në Mitrovicë, disa prej të cilëve kanë ekspozuar edhe armë.
Policia njofton përmes raportit se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore ku është gjetur një armë.
“Pesë të dyshuarit janë arrestuar, njëri nga ta ka kanosur me vrasje njërin nga zyrtaret policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
#Përleshje #mes #personave #në #Mitrovicë #njëri #nga #kanos #policin #vrasje
gazetablic.com