Aktualitet

EMRAT/ U pikasën me dron në shtëpi bari, dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli

Tre shqiptarë janë dënuar me burg në Angli pasi rezultoi se ishin të përfshirë në një ‘fabrikë’ kanabisi.

Ronaldo Pasha, Bledar Zeqo dhe Elvis Shira u dënuan me tre vjet e nëntë muaj burg në Gjykatën e Bradford Crown të martën.

Treshja, të cilët janë të gjithë shtetas shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, kultivuan bimë kanabisi në një mulli të papërdorur Halifax.

Ata u pikasën nga një dron policie duke përdorur shkallët për të kapërcyer një çati xhami në kantierin e Carlton Works përpara se të përpiqeshin të largoheshin.

Në këtë ambient janë gjetur më shumë se 5 mijë bimë, që do të prodhonin mbi 280 kg kanabis, e cila do të kapte vlerën në treg rreth 2.4 deri në 2.8 milionë paund.

/f.s

#EMRAT #pikasën #dron #në #shtëpi #bari #dënohen #burg #shqiptarët #në #Angli
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button