Aktualitet

Detajet e rënda të vrasjes së Bledar Dedjas/I mituri rrëfen me vrasjen dhe lidhjen intime

Një ngjarje që bëri jehonë në mediat italiane, e më pas edhe në vendin tonë, ishte masakrimi për vdekje i shqiptarit Bledar Dedja, 39 vjeç, në Itali.

Siç rezultoi më vonë vrasja ishte kryer nga një 17 vjeçar, i cili më herët kishte pasur një marrëdhënie intime me shqiptarin. Gazetarja Alba Kepi për “Breaking”, tha se i mituri ka deklaruar se mes tyre ka pasur një marrëdhënie homoseksuale.

Ka qenë ai që i ka kërkuar shqiptarit që ta ndalojnë këtë raport. Pas mbylljes së lidhjes, i riu ka mbyllur dhe një profil në një aplikacion që shërben për takime mes homoseksualësh. Ndërkohë disa javë më pas ka mësuar se ky profil është rihapur, duke e bërë të mendojë se ka qenë shqiptari ai që e ka bërë këtë veprim.

Nisur nga ky dyshim, ai ka kryer dhe aktin e rëndë, pasi është ndjerë i fyer dhe i përdorur prej tij. Policia po heton edhe një pistë të dytë, për të parë nëse Dedja ka tërhequr edhe adoleshentë të tjerë në këtë aplikacion. Ndërkohë asnjë reagim nga familjarët e viktimës.

/f.s

#Detajet #rënda #të #vrasjes #së #Bledar #DedjasI #mituri #rrëfen #vrasjen #dhe #lidhjen #intime
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button